E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis, Kampionia Shaparova e pasionuar pas modës

KILI-Ish-numri i një tenisit në botë në kategorinë e femrave, Maria Sharapova, tha se ishte e interesuar për përfshirjen në botën e stilimit të veshjeve. Ish-tenistja ruse ndoqi Sfilatën e Modës Cachantun në Kili. Më pas ajo do të luajë në ndeshje miqësore me argjentinasen Gisela Dulko, ndeshje e cila është etiketuar si "Sfidë Bukuroshesh". "Kjo mbrëmje do të nxjerrë në pah botën e modës në Kili. Më pas unë dhe tenistja argjentinase Gisela Dulko do të ndeshemi me njëra tjetrën. Ndaj në njëfarë mënyre është një përballje e dy botëve" tha ajo duke folur me gazetarët pas përfundimit të sfilatës.
Sharapova, e cila e shfaqi pasionin e saj për modën gjatë Turneut Uimbledon në vitin 2005 duke veshur atlete të stiluara nga Versaçe nuk do të shndërrohet në modele por ka në plan të të përqëndrohet tek stilimi. "Unë nuk jam modele, thjesht më pëlqen moda, më pëlqen stilimi, më pëlqen të krijoj. Bota e tenisit më ka hapur shumë dyer drejt një karriere të suksesshme ndaj mund të them se moda është një prej tyre. Shpresoj shumë që të korr sukses në këtë fushë" tha ajo. Sharapova ka bërë për vete një numër të madh adhurues falë mjeshtërisë së saj sportive dhe imazhit të saj tërheqës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›