E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë të gjata mëngjesin e sotëm në Kakavijë

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, bëri të ditur sot se “prej orës 04.00 të ditës së sotme kalimi i shtetasve në të dyja anët e kufiri ka qenë bllokuar, për arsye të mosfunksionimit të sistemit kompjuterik në palën greke”.

“Numri i njerëzve që presin rinisjen nga puna të kompjuterëve, ka shkaktuar radhë të gjatë deri në 1.5 kilometra” shprehen burimet e lartpërmendura, duke shtuar se, “situata pritet të normalizohet në mesditë me mbërritjen e ekspertëve nga qyteti grek i Janinës”.

Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të pltë, dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavije, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe, “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit.

Ndërsa, pikat kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›