Elbasan, dy në pranga, qëlluan me pistoletë 26-vjeçarin

Në pranga ranë shtetasit Irdi Kazazi, 19-vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” dhe Igli Duhanxhiu, 19-vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, në një lokal gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip (pistolete) shtetasin I.L, 26-vjeç, banues në fshatin Hajdaran komuna Shushicë.
I dëmtuari u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Start/
2011-12-19 13:17