Ksera në Pukë, sheh nga afër zonat e varfra

Ministri u takua dhe ndau mendime rreth politikave të Ministrisë në fushën e mbrojtjes sociale, punësimit dhe formimit profesional me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, shoqërisë civile si dhe banorë të Pukës.
Ksera vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të këpucëve në Pukë, në të cilën punojnë me dhjetëra gra dhe vajza, ku u takua dhe bisedoi si me sipërmarrësit, ashtu edhe me punëtoret, të cilët i siguroi se Qeveria dhe Ministria e Punës edhe në të ardhmen do të mbështesin zhvillimin e bizneseve që rrisin punësimin veçanërisht në qendra urbane të vogla dhe me mundësi të pakta zhvillimi.
Po ashtu, Ministri vizitoi edhe ambientet e qendrës sociale jopublike që ofron shërbime ditore për gratë dhe vajzat si dhe qendrën e formimit profesional, pjesë e Qendrës së Lëvizshme publike, në të cilën formohen profesionalisht me dhjetëra punëkërkues pa profesion.
Gjatë takimit që zhvilloi në Bashkinë e Pukës, Ministri Ksera e siguroi Kryetarin e Bashkisë, z. Beqir Arifaj, se Ministria e Punës do të mbështesë çdo iniciativë të bashkisë për hartimin dhe zbatimin e projekteve të punësimit që kanë në fokus veçanërisht kategoritë me pak të ardhura dhe se ngritja e një qendre polivalente në qytetin e Pukës do të jetë një nga projektet e përbashkëta më të afërta mes Bashkisë Pukë dhe strukturave sociale. Vizita e Ministrit Ksera në Pukë ishte në kuadër të takimeve që po organizohen nga ky institucion, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, Rrjetin kundër dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit, organet e pushtetit vendor, mbështetur nga organizatat e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në disa rajone të vendit, si në Sarandë, Durrës, Berat, Elbasan, etj. /Start/
2011-12-19 14:16