Zihen me armë borxhlinjtë, plagoset pronari i lokalit

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko”, në Unazën e Re, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Iljas Katiraj, 43-vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer nga shtetasi Elio Pjetër Bendo (Elidon Lafetaj), i cili i kishte marrë shumën e parave prej 100 000 lekësh shtetasit Daniel Gëzim Pane, 24 vjeç dhe më pas janë konfliktuar në lokalin e shtetasit Iljas Katiraj, ku ky i fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe në grindje e sipër ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Policia ka arrestuar shtetasin Elio Pjetër Bendo, 34-vjeç. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjet e sekuestrua një gëzhojë me makerim FN-7.65 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtjes pa leje”. /Start/
2011-12-19 15:03