Elbasan, dy persona kapen me 5 kg heroinë, armë dhe euro
ELBASAN - Dy persona janë kapur sot paradite teksa po transportonin rreth 5 kg heroine. Gjithashtu në makinë iu gjeten edhe 13 mije euro dhe nje pistolete TT. Ne pranga rane Klevis Baço dhe Arianit Tetova të dy nga Elbasani.
Operacioni është organizuar nga sektori i antidroges ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policise ne bashkepunim me antidrogen ne Elbasan. Dy personat qe ndiqeshin nga policia u kapen prane stacionit te Trenit, ne pjesen jugore te unazes se qytetit.
Në makinën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme heroine që mendohet se vinte nga Maqedonia. Sasine e droges e kishin vendosur ne bagazhin e makines.