Elbasan, e godet rrufeja, vdes 13-vjeçarja

Një 13-vjeçare me banim në qytetin e Elbasanit ka mbetur e vdekur në orët e mbasdites së sotme, pas një vetëtime që ka shkrepur në mënyrë të shpejtë pas prishjes së papritur të motit.
Burime pranë komisariatit të policisë së Elbasanit thanë se viktimë e rrufesë ka mbetur një vajzë 13 vjecare me inicialet A.LL, në fshatin Tregan.