Basha Do pres perfundimin e te gjithe hallkave ligjore te procesit zgjedhor

Ne Shqiperi komisioni Qendor i zgjedhjeve shpalli mbreme me 81 vota ne avantazh kandidatin e se djathtes Lulzim Basha fitues te zgjedhjeve ne Tirane. Zoti Basha deklaroi sot se pavaresisht entuziazmit per kete fitore ai eshte i vendosur te prese perfundimin e te gjithe hallkave ligjore te procesit. Nga ana e tij kryetari socialist Edi Rama u shpreh me vone se ajo qe kishte ndodhur ne komisionin qendror ishte nje vjedhje e turpshme e per kete arsye rezultati nuk mund te njihet. Ai konfirmoi se partia socialiste gjithashtu do te ndjeke rrugen ligjore te kundershtimit te rezultatit duke parlajmeruar se opozita nuk ka hequr dore nga protestat ne rat se asaj nuk i njihet e drejta qe i takon tha ai.