E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, e godet rrufeja, vdes 13-vjeçarja

ELBASAN- Një 13- vjeçare ka gjetur tragjikisht vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Ngjarja e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Blerimas të komunës Tregan në qytetin e Elbasanit.

Burimet policore bëjnë me dije se 13-vjecarja me inicialet A.Ll po kulloste bagëtitë pranë shtëpisë së saj në fshatin Blerimas të komunës Tregan, ku papritur është goditur nga rrufeja dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›