Kosova kerkon qartesi per ardhmerine evropiane

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se ardhmeria evropiane e Kosoves eshte konfirmuar ne vazhdimesi por vendi ka nevoje per sic tha ai koordinata te sakta te ketij qellimi. Ai i beri keto komente ne takimin e Keshillit Nderministror per Integrim Evropian ne te cilin eshte diskutuar perparimi i institucioneve te Kosoves ne permbushjen e kritereve politike ekonomike dhe te standardeve evropiane. Ai vuri theksin tek perpjekjet qe po bejne autoritet per perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave meqe ajo ka mbetur vendi i vetem ne Ballkanin Perendimore jashte ketij procesi.
Ne fushen e liberalizimit te vizave Qeveria ne bashkepunim te ngushte me Komisionin Evropian ka ndermarre te gjitha hapat e nevojshem me qellim te permbushjes se kritereve per marrjen e strategjise per liberalizimin e vizave. Nen koordinimin e ministrise se Integrimit Evropian dhe ministrise se Puneve te Brendshme korniza legjislative eshte kompletuar politikat implementuese jane vendosur dhe jane ndare mjetet e nevojshme financiare. Ne mes tjerash digjitalizimi i regjistrave civil dhe procesi i ri integrimit ka vazhduar me intensitet te plote tha kryeministri Thaci.
Komisioni Evropian ka propozuar nderkaq gjate dites se sotme ashpersimin e rregullave per vizat Shengen por ka hedhur poshte propozimin per zgjerimin e kontrollit kufitar ne zonen e lire kufitare brenda bllokut. Ky propozim ka pasuar sic eshte thene valen jonormale te kerkesave per strehim te shtetasve te Serbise dhe Maqedonise dhe per kete arsye jane kerkuar masa per tu siguruar se marreveshjet per liberalizim vizash nuk po keqperdoren. Propozimet e tilla duhet te miratohen nga qeverite e vendeve te Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Gjendja e re e krijuar ka shtuar drojen se kjo mund te pasqyrohet edhe ne perfshirjen e Kosoves ne kete proces e cila nga ana e saj pohon se do te permbushe te gjitha kriteret deri ne fillim te vitit te ardhshem. Ministrja e Integrimeve ne qeverine e Kosoves Vlore Citaku tha se krahas permbushjes se kritereve do te organizohen edhe fushata ndergjegjesimi rreth ketij procesi.
Ne duhet tua sqarojme qytetareve ne menyre shume te drejtperdrejte qe liberalizimi nuk nenkupton azil qe liberalizimi i vizave nuk eshte leje pune sepse keto lloj keqkuptimesh duket se do te kene pasoja per disa nga vendet e rajonit tha ministrja Citaku.
Kosova mbeti jashte procesit fillimisht per shkak te mosnjohjes se saj nga pese vende te Bashkimit Evropian te cilat solidarizohen me qendrimin e Serbise e cila kundershton ashper pavaresine e Kosoves qe eshte njohur tashme nga 75 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian.
Per shkak te ketij qendrimi presidenti i Serbise Boris Tadic ka njoftuar se do te bojkotoje takimin e udheheqesve te Evropes Qendrore dhe lindore me presidentin amerikan Barack Obama qe do te mbahet te premten dhe te shtunen ne Varshave te Polonise. Zyra e presidentit serb beri te ditur se ky vendim eshte proteste ndaj pranise se presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga. Autoritetet polake nderkaq thane se Polonia e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe nuk ka asnje arsye qe te perjashtoje udheheqesit e saj nga takimi.