E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, e zë soleta, vdes 15-vjeçari

Një adoleshent ka gjetur vdekjen aksidentalisht mbrëmjen e djeshme në Elbasan pasi është zënë poshtë nga soleta e një ndërtese.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bukanik të Elbasanit ku 15-vjeçari ishte duke mbledhur skrap në ish-repartin ushtarak të këtij fshati në momentin kur soleta është shembur mbi të, duke i shkaktuar vdekjen.
 

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i adoleshentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›