E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i BE-së: Në dijeni për synimet e MSA-së në Kosovë

Kosovë- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se marrin parasysh synimet e Komisionit Europian për të bërë një studim fizibiliteti për Kosovën. Lajmi u bë i ditur dje kur minsitrat e Jashtëm të BE-së rekomanduan dhënien e statusit të vendti kandidat për Serbinë.

Kështu- siç raporton Koha Ditore, është dhënë një porosi politike se në kohën kur Serbia merr statusin e kandidatit, BE-ja jep një sinjal sadopak pozitiv edhe për Kosovën, edhe pse bëhet e qartë se konkluzionet për Kosovën nuk prejudikojnë asgjë konkrete.

“Këshilli merr në dijeni qëllimin e Komisionit Evropian për të nisur një studim fizibiliteti për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës- shkruhet në përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Njohja e Kosovës, Kacin: BE nuk i ka kërkuar diçka të tillë Serbisë Bruksel- Jelko Kacin raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë ka...
  2. Merkel në Kosovë: Jo, strukturave paralele serbe Prishtinë- Ka mbërritur në Prishtinë rreth orës 11.35 kancelarja gjermane...
  3. Tadiç: Serbia ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat Serbi- Sipas presidentit të Serbisë Boris Tadiç vendi ka bërë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›