Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz: Solidaritet me popullin grek
ATHINE - “Greqia nuk është e vetme. Jemi përkrah jush, sepse besojmë në mundësitë e këtij shteti dhe të vendit”, theksoi presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, duke folur në sallën e Senatit të Parlamentit grek.
Duke iu drejtuar ligjvënësve, Schulz u shpreh në favor të qëndrimit të Greqisë në monedhën euro në dobi, siç theksoi, të interesit "të atdheut tuaj dhe të Europës", duke theksuar gjithashtu se "vetëm të gjithë së bashku mund ta kapërcejmë furtunën dhe shtrëngatën".
Schulz i mëshoi veçanërisht çështjes së zhvillimit ekonomik të Greqise, duke theksuar shprehimisht: "Duhet të kufizohet borxhi, por të kombinohet edhe me zhvillimin dhe masa në drejtim të zhvillimit. Synimi për një buxhet të balancuar nuk duhet realizuar në dëm të zhvillimit".
Nga ana tjetër, ka vlerësuar se Greqia duhet të zbatojë angazhimet jashtëzakonisht të vështira që i mori qeveria, ndërsa duke ju përgjigjur kritikave që iu bënë për politikat që shoqërojnë dy Memorandumet, rikujtoi se “këto vendime janë marrë në mënyrë unanime nga Qeveritë evropiane dhe theksoi se është e padrejtë që protesta e grekëve të personalizohet tek Kancelarja e Gjermanisë apo tek Ministri gjerman i Financave”.
Në të njëjtën frekuencë ishin deklaratat e kryeparlamentarit europian edhe para takimit me ish kryeministrin Jorgos Papandreu: "Ky vend ka të ardhme dhe po të punojmë të gjithë bashkë do të kemi të ardhme të përbashkët, përkundrazi, po të punojë njeri kundër tjetrit, nuk do të kemi të ardhme të përbashlkët", theksoi Martin Schulz.