E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanet ne bote festojne Fiter Bajramin

Eshtë dita e Fitër Bajramit. Me qindra milionë myslimanë festojnë në të gjithë botën përmbylljen e Ramazanit, muajit të shenjtë të argjërimit. Në Mekë, që është dhe zemra e komunitetit islamik, mbreti Abdullah ka marr pjesë në lutjen e mëngjesit që është ndjekur nga një million besimtarë. Sipas traditës pjesa tjetër e ditës kalohet në familje, me drekë të bollshme dhe shkëmbime dhuratash, pasi ëshët respektuar detyrimi I zekatit, dhuratat për të varfërit. Festa është një përmbyllje e muajit që I ëshët dedikuar solidaritetit, paqes dhe pajtimit. Një domosdoshmëri kjo në vende si Indonezia ku janë të pranishme tensioned ndërfetare. Në Malajzi, celebrimi në xhaminë Shah Alam, në periferi të Kuala Lumpur, është vënë re një shumëllojshëmri kostumesh tradicionale nga ana e besimtarëve. Tradita do që të bëhet dhe nëj vizitë në varreza për të përcjellë mëshirën dhe dashurinë nga brezi në brez. Në disa vende si në Filipine, është shumë e përhapur tradita për të drekuar para xhamisë, duke ndarë ushqimin me kalimtarët në shenjë miqësie dhe falenderimi për përfundimin e muajit të Ramazanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›