E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Sezon turistik i plazheve të zbrazëta, dështimi i rradhës i qeverisë

Tiranë- Sekretari i programit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja e ka konsideruar këtë sezon turistik të dështuar , me plazhe bosh dhe probleme të neglizhuara nga qeveria. Kështu ka deklaruar ai në një njoftim për shtyp pasditen e sotme, nga selia rozë.

Sezoni turistik veror po hyn në fazën e tij përmbyllëse dhe treguesit e drejtpërdrejtë e të tërthortë konfirmojnë, për fat të keq, për një tjetër sezon turistik të dështuar. Në të vërtetë është në vazhdën e dështimeve të përsëritura të qeverisjes së 7 viteve të fundit. Ky është sezoni turistik i plazheve të zbrazëta. Bosh plazhet e Durrësit e të Golemit, bosh plazhet e Vlorës e të Orikumit, bosh hotelet e Sarandës e të Divjakës”. tha Beqja.

Sipas Beqjas, pas 7 vjetësh qeverisjes të Berishës, pushuesit e vizitorët ankohen për ujin, dritat, plehrat.
Pushues e vizitorë ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e kanalizimeve, pushuesit e vizitorë ankohen për mungesën e energjisë elektrike, pushuesit e vizitorët ankohen për mbeturinat e kudondodhura, ndërsa Sali Berisha ne mes të sezonit turistik u bëri dhuratë lejet për import plehrash. vijoi më tej ai.

Beqja ka deklaruar se Partia Socialiste ka në programin e saj një plan për rilindjen e turizmit dhe sipas tij ky është viti i fundit që shqiptarët kalojnë pushimet nën qeverisjen e berishës, ndërkohë që ka theksuar edhe njëherë vendosshmërinë e PS-së për heqjen e memorandumit të skafeve që sipas tij, dëmton rëndë turizmin vendas.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›