Nikolic: Bisedimet do të ngriten në 'nivel më të lartë'

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic ka thënë sot se bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të ngriten në “nivel më të lartë”, transmetojnë mediet serbe kumtesën nga Presidenca e Serbisë.
“Serbia do të marrë përgjegjësinë e plotë për zgjidhjen e mëtejme të situatës në Kosovë”, citohet të ketë thënë presidenti serb në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e Austrisë në Beograd.
Presidenti i Serbisë sot ka zhvilluar disa takime me disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.