E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë-Shkodër, çmendet trafiku, shoferët nxitojnë drejt aksidenteve

Lezhë- Edhe 15 ditëshi i dytë i gushtit ka sjellë mësymjen e turistëve drejt plazheve të vendit por bashkë me të edhe mbingarkimin e trafikut.

Rruga Tiranë deri në kthesën e Shëngjinit bëhet për gati 2 orë nga i orë e 20 minuta që bëhet ditët normale te vitit.

Shkak për trafikun e mbingarkuar janë veçanërisht makinat e Kosovës që preferojnë Shëngjinin për të kaluar pushimet.

Policia e Lezhës thotë se padurimi i shofereve për të pritur në trafik sjell aksidente si ky në foto që s`ka pasur viktima.

Sakaq pavarësisht gadishmërisë së policisë rrugore, rrugët janë të ngarkuara. Teksa bëhet thirrje për ngarje të kujdesshme dhe zbatim të rregullave të qarkullimit që të mos ketë bllokim dhe aksidente.

Shoferet shprehen se parakalohen dhe për këtë shkak bllokohet komplet rruga kryesisht me dy korsi.

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm këtë vit edhe numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, pasi sipas Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit kanë vizituar Shqipërinë 1.775.808 persona.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e policisë, Kljeda Plangarica ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e turistëve.

Plangarica ka thënë se për shkak të automjeteve të shumta që kënë hyrë në territorin shqiptar janë marrë një sërë masash edhe nga policia rrugore, pasi numri i efektivëve në akset kryesore është dyfishuar. Ndërkohë vetëm javën që lamë pas në vendin tonë kanë hyrë mbi 1700 automjete.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›