Elbasan, gjendet e braktisur canta me kanabis
Një telefonatë anonime në polici njoftoi për praninë e cantës me kanabis sativa në tunelin e lagjes “5 Maji“ në qytetin e Elbasanit. Policia nis hetimet për të zbuluar posediuesit e lëndës narkotike
ELBASAN- Një cantë me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është gjetur e braktisur në një tunel të lagjes “5 Maji“ në qytetin e Elbasanit. Policia ka marrë informacionin nga një telefonatë e bërë në numrat e emergjencës gjatë natës së kaluar. Pas verifikimit wshtw konstatuar, në tunelin mes dy pallateve, një cantë shpine ku brenda ndodheshin 158 pako të vogla të presuara me lëndën narkotike. Nuk dihet se kush janë poseduesit e cantës me narkotike, ndërsa policia ka nisur verifikimin e telefonatës dhe po heton për gjetjen e poseduesve të kanabisit.
(s.g/BalkanWeb)