Kom i ligjeve:Kalon emrat për KQZ, dhe dekretin për Thanzën
Komisioni i ligjeve ka kaluar pa debat, kandidaturat e propozuara për anëtare të KQZ-së dhe dekretin e Presidentit për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës kushtetuese. Pritet që vendimet të votohen pasdite në kuvend.
TIRANE- Komisioni i ligjeve ka kaluar emrat e kandidaturave të propozuara për anëtare të KQZ-së, ndërsa pritet që ata të votohen në seancen e pasdites në kuvend. Komisioni i ligjeve ka shqyrtuar sot kandidaturat e depozituara nga PD, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni për anëtarë të KQZ, si dhe emrin e Arben Ristanit dhe Albana Vokshit mes të cilëve do të zgjidhet edhe kryetari i këtij komisioni. Ndërsa socialistët kanë dorëzuar kandidaturat e Dëshira Subashi, aktualisht anëtare në komision si dhe juristin Artan Laze. Republikanët si forcë e dytë për nga numri i deputeteve brenda maxhorancës kanë dërguar në kuvend emrat e Klement Zgurit dhe Arben Braces ndërsa PSD nga e majta ka cuar emrat e Pavli Zërit dhe Pandeli Varfit. Sipas ligjit të ri të zgjedhjeve, KQZ do të përbëhet tashmë nga shtatë anëtare, dhe jo më nga 9 sic ishte përbërja e këtij komisoni për zgjedhjet vendore të 2007-ës.
Ndërkaq në komisionin e ligjeve ka kaluar dhe dekreti i presidentit për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtimi i dekretit ka kaluar pa debate ndërsa pritet që kandidatura e Thanzës të votohet gjatë seancës së pasdites, si anëtari i ri i gjykatës kushtetuese.
(e.n/News24/Balkanweb)