E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan gjendet i vdekur poshte ures

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të mëngjesit poshtë urës së Hotolishtit në Elbasan.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave kufoma është identifikuar si shtetasi Sadik Menalla, 50 vjeç dhe banues në Librazhd.

Sipas burimeve, nga hetimet e para është zbuluar se Menalla nuk kishte shenja dhune në trup dhe dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit.

Burimet shtojnë më tej se trupi është dërguar në morgun e qytetit për autopsinë, ndërkohë që uniformat blu po tentojnë të njoftojnë familjarët e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›