E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi për Oscar, online

Për herë të parë në historinë 85-vjeçare të ngjarjes, për shpalljen e fituesve të çmimin Oscar do të aplikohet një sistem i ri i votimit online, njoftoi Akademia amerikane e Filmit.

Votimi elektronik i fituesve të çmimit më prestigjioz filmik do të bëhet me qëllim të përshpejtimit të gjithë procesit.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Akademia e Filmit, gjatë procesit kalimtar,të 6,000 anëtarët e Akademisë do të mund të shfrytëzojnë edhe fletëvotimet tradicionale, për të nominuar apo përzgjedhur aktorët, regjisorët, skenaristët dhe punonjësit e tjerë filmikë më të mirë për vitin 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›