E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjendet i vetëvarur në pemë gjimnazisti

TIRANE-Një i ri u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga gjyshja e tij në një fshat të Elbasanit të mërkurën.

Policia e këtij rrethi bëri të ditur se 18-vjeçari u gjet i vetëvarur në litar në një pemë fare pak metra pranë banësës së tij në fshatin Gjinar të Elbasanit.18 vjeçari Xhevahir Ahmati ishte nxënës në Gjimnazin e kësaj zone dhe kohët e fundit kishte shfaqur shenja të një depresioni të thellë. Dyshohet se Ahmati ishte vetëvarur në kohën që familjarët e tij nuk ishin rreth e rrotull banesës së tyre.

Ndërkaq po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar 18-vjeçarin drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.

(d.b/F.Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›