E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OKB-së: Shqipëria theu embargon e armëve ndaj Libisë në 2011-ën

MILICI-NE-LIBILibi- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport mbi 90 faqesh, në të cilin thuhet se Shqipëria ka thyer embargon e armëve ndaj Libisë gjatë konfliktit të vitit 2011.

Ekspertët që kanë hartuar raportin, sipas agjensisë prestigjioze Associated Press kanë zbuluar se Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendet që kishin shkelur embargon e armëve ndaj Libisë, duke furnizuar me armë dhe municione forcat anti-Gaddafi.

Në furnizimin e armëve gjithashtu janë përfshirë edhe Shqipëria, Armenia dhe Ukraina, sakteson raporti i publikuar nga agjensia e lajmeve Associated Press. Sipas raportit, 12 vende janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve, duke përfshirë këtu edhe raketat sam.

Mësohet se Katari i ka kundërshtuar menjëherë këto akuza, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk kanë dalë me një përgjigje.

Raporti gjithashtu tregon se 18 muaj pas konfliktit civil në Libi, shumica e armëve mbeten në kontrollin e civilëve dhe milicisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur shqetësimin se tashmë shumica e armeve po transportohen drejt vendeve të tjera siç janë Mali, Siria apo Gaza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›