E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, kullosnin bagëtitë, fëmijët gjejnë një kufomë

TEPELENË- Kullosnin bagëtitë, gjejnë paparitur një kufomë njeriu në anë të lumit Vjosë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Tepelenës. Burime nga policia bëjnë me dije se dy fëmijë të cilët po kullosnin bagëtitë kanë hasur padashje me kufomën e cila dyshohet se i përket moshës 20-25 vjeç.

Fëmijët kanë lajmëruar të frikësur prindërit të cilat kanë vënë menjëherë në dijeni forcat e policisë.

Nga hetimet paraprake mësohet se kufoma nuk ka shenja dhunë, ndërkohë që dyshohet të jetë mbytur disa ditë më parë pasi ka filluar të dekompozohet.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Elbasan, gjendet i vetëvarur në pemë gjimnazisti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›