E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, gjendet trupi i pajetë i një 80-vjecari

80 vjecari Stefan Shani, i cili rezultonte i zhdukur prej 4 ditësh, u gjet sot në grykë derdhjen Shkumbit, nga kalimtarë të rastit. Dyshohet se i moshuari është mbytur aksidentalisht në lumë. 

ELBASAN- Një 80 vjecar është gjetur sot i pajetë në afërsi të vendit të quajtur Papër, pranë Shkumbinit. Stefan Shani është emri i viktimës, i cili rezultonte i zhdukur prej katër ditësh. I moshuari dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në Përroin e Zarranikës gjatë kohës me rreshje të dendura ku dyshohet se 80 vjecari ka dashur të kalojë me këmbë përroin.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe pikërisht në vendin e quajtur Papër, e cila njihet edhe si zonë e banuar.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›