E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton emrat e deputetëve në 3 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim në mbledhjen e pasdites, emrat e deputëtëve të parlamentit të ri për ato qarqe ku nuk ka patur asnjë ankimim, konkretisht për qarkun e Kukësit, Korcës dhe Gjirokastrës. 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim në mbledhjen e pasdites, emrat e deputëtëve të parlamentit të ri për ato qarqe ku nuk ka patur asnjë ankimim.
KQZ miratoi mandatet për qarkun e Kukësit, Korcës dhe Gjirokastrës.
Në qarkun e Korcës, 12 mandatet ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve kryesore. 6 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 6 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim".
Partia Demokratike: Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Aliolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli dhe Ismail Hoxha.
Partia Socialiste: Ben Blushi, Pandeli Majko, Alfred Dalipi,
Mimi Kodheli, Arben Ahmetaj, Olta Xhacka.
Për Qarkun e Gjirokastrës shpërndarja e mandateve, sipas vendimit të KQZ-së, është: koalicioni "Aleanca e ndryshimit" 2 mandate dhe koalicioni "Bashkimi për ndryshim" 3 mandate. Qarku Gjirokastër
PD: Genc Ruli, Spiro Ksera.
PS: Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka.
Ndërsa për qarkun e Kukësit, 4 mandatet janë ndarë në 3 për koalicionin e djathtë dhe 1 për “Bashkimin për Ndryshim”.
Partia Demokratike: Flamur Noka,Besnik Dushaj, Fatos Hoxha.
Partia Socialiste: Asllan Dogjani.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›