Jetëshkrim i Artan Zenelit, kush është kryegjyqtari i Tiranës?
Tashmë gjykata e Tiranës do të ketë në drejtim të saj një gjyqtar tjetër me eksperiencë. Me shumicë votash artan Zeneli është emëruar në krye të gjykatës më të madhe në vend. Kështu ditën e mërkur me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 11 anëtar 6 prej tyre kanë votuar pro për Artan Zenelin i cili sipas tyre duhet të drejtoj gjykatën e kryeqytetit. Edhe pse nuk ka pasur mbështetjen e kryetarit të KLD dhe presidentit të republikës Bamir Topit në votim, ai ka arritur të kalojë këtë barrierë për të qenë drejtues. Por kush është juristi i cili ka punuar në organet e drejtësisë. Artan Zeneli ka lindur më 31 tetor të viti 1968 në Shkodër. Arsimin e lartë e kreu ka kryer në Tiran në Fakulteti i Drejtësisë në vitet 1987-1991. Menjëherë pas përfundimit të shkollës së lartë për një vit deri në 1992 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Krujës. Më pas nga 1992 e deri në 1999 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e TiranësTiranë. Po në këtë organ për dy vjet nga 1993 deri në 1995 ka qenë numri dy i këtij institucioni. Më pas largohet nga organet gjykues për të ushtruar profesionin e avokatit ku hap edhe studion ligjore Zeneli& Çeliku. Gjithashtu gjatë këtyre viteve deri në 2001 ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Më pas në 2002 e në vazhdim anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Ndërsa në 2005 e në vazhdim Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Më pas në 2007 Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.