E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjykata në kushte të vështira, mungojnë sallat

Gjykata e Elbasanit ndodhet në gjendje të mjerueshme. Një nga problemet më serioze është arkivi i saj në të cilin gjenden dosje të 60 viteve të shkuara. Sipas kreut të kësaj gjykate, një tjetër shqetësim mbetet dhe mungesave e sallave të gjykimit. 

ELBASAN- Gjykata e rrethit gjyqsor Elbasan funksionin në bazë qarku dhe përfshin rrethet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit. Të gjitha problemet gjyqësore të shtetasve që aktualisht banojnë në këto katër rrethe shqyrthen nga gjykata e rrethit gjyqësor të Elbasanit. Sipas kryetarit të kësaj gjykate, Arben Vrioni, ky institucion përballon një volum jashtëzakonisht të madh pune, për vetë dinamikën që ka rajoni i Elbasanit. Një nga problemet më serioze në gjykatën e rrethit është ai i gjendjes së mjerueshme të arkivit të saj.
“ Në këtë gjykatë ndodhen dosje që nga viti 1950-52 dhe ka një numër të madh dosjesh që ndodhen në arkiv, të cilat duhen patjetër të sistemohen. Këto probleme nuk mund të komunikojnë sic duhet edhe me publikun që kërkon ndihmë nga kjo arkivë” deklaroi Vrioni.
Sipas tij kjo gjykatë, ehd epse përballë një volumi të madh pune, ka vetëm dy salla gjykimi të cilat përdoren zakonisht vetëm për zhvillimin e gjyqeve penale.
Për sa i takon shkallës së sigurisë për gjyqtarët, sipas Vrionit ajo nuk është në nivelet që duhet sepse ky shërbim mungon për shkak të ambjenteve ku zhvillohen proceset gjyqësore. (e.n/news24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›