“Marubi”,Cashku letër Berishës: Zgjidhje të drejtë
Nga Genti Bilali
Rektori i `Marubit`, Cashku kërkon ndërhyrjen e Berishës për zgjidhjen e cështjes së kësaj Akademie. Në një letër drejtuar Berishës, Cashku kërkon të gjendet një zgjidhje e drejtë për të gjithë.
TIRANE- Kujtim Cashku, rektori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias `Marubi` i ka dërguar një letër të hapur kreut të qeverisë, Sali Berisha për të gjetur nje zgjidhje për konfliktin mes kësaj Akademie dhe MTKRS-së.
Në emër të studentëve dhe pedagogëve të “Marubit”, Cashku i bën thirrje publike kryeministrit për një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme të këtij konflikti.
Në letrën e hapur Cashku shpreh keqardhjen që akoma edhe sot, Akademia “Marubi” si një shkollë arti, me karakter thellësisht publik e jofitimprurës, që prodhon filma e vlera kulturore, mbetet e rrethuar me tela që prej 47 ditësh, ndërsa puna e pedagogëve dhe e studentëve mbetet nën presion permanent të ndërprerjes gati të përditëshme nga struktura të Albafilm dhe policisë private të nën kontraktuar prej saj.
Pas konfliktit të 21 shkurtit në këtë Akademi shkruhet në letër, se disa segmente të caktuar të administratës shtetërore kanë përdorur politika të gabuara, keqinformuese e keqdashëse, në dëm të veprimtarisë së ketij institucionit artistik e edukativ.
Shprehim bindjen, thekson Cashku se aktet e dhunës nuk reflektojnë politikat e administratës së shtetit Shqiptar, por të atyre segmenteve që në mënyrë aktive keqpërdorin pushtetin, duke u fshehur pas “ligjit” , “moralit” e “ndershmërisë”.
“Do ju luteshim, zoti Berisha, të shihnit, në frymën e arsyes dhe perspektivës çështjen “Marubi”, përmes punës, fakteve dhe sukseseve të Akademisë, gjetjen e një zgjidhjeje optimale e të drejtë për të gjithë, në dobi të interesave madhore të kulturës së vendit tonë e rajonit” shkruan në letër rektori i Marubit, Kujtim Cashku. (e.n/News24/BalkanWeb)