E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, të verbërit në protestë: Qeveria të kthejë kokën nga ne

850 antarët e shoqatës së të verbërve kanë protestuar para prefekturës në Korcë. Shoqata e të verbërve i kërkon qeverisë shqiptare plotësimin e kërkesave të tyre, pasi në rast të kundërt nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit. 

KORCE- Të organizuar si asnjëherë më parë, 850 anëtarët e shoqatës së të verbërve, të ardhur nga katër rrethet e qarkut të Korcës, kanë protestuar përpara prefekturës në këtë qytet. Duke u solidarizuar dhe me anëtarët e kësaj shoqate në rrethe të tjera, të verbërit në juglindje i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ktheje vëmendjen e saj tek kjo shtresë në nevojë, për të rritur pagesën për të verbërit, dhënien e fondeve për strehim, përjashtimin e tyre nga taksat dhe tatimet.
Gjatë protestës të zhvilluar në Korcë, të verbëit me parrulla në duar kanë kërkuar zbatimin e ligjieve të shtetit shqiptar. Anëtarët e shoqatës në fjalë kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit, nëse nuk do të plotyësohen kërkesat e tyre. Të verbërit kanë deklaruar se nëse shteti nuk reagon ndaj kërkesave të tyre, protestat nuk do të ndalen. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›