E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, grabitja e WU, dy të shoqëruar

Foto Ilustruese

Policia e Elbasanit njoftoi shoqerimin e dy personave si të dyshuar për grabitjen një dite më parë të një pike të transfertave të parave, Western Union.

Identitei i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Sipas policisë, momentalisht po punohet për identifikimin e provave.

Një ditë më parë, dy persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një pikë të transfertave të parave, Western Union në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen Kongresi i Elbasanit, ndërsa të dy grabitësit u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Dyshohet se janë grabitur rreth 5 mijë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›