Berisha: Rishikim të historisë së komunizmit

Sipas tij, historia ka dritëhijet e saj dhe nuk mund të jetë kaq e lavdishme ashtu siç e trajtonte Enver Hoxha.
Kryeministri tha se edhe pas dy dekadash, ende nuk është zbardhur plotësisht e vërteta tragjike që populli shqiptar përjetoi gjatë kësaj periudhe.
“Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funksion të kultit të tij dhe akoma Evropa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historian shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prapë mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij ai vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurt që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh” theksoi ai.
Kryeministri Berisha u ndal në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në shqyrtimin e amendimit të ri të Ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Kryeministri u shpreh se me këtë amendim zgjerohet spektri i atyre që përfitojnë, duke qenë se në ligjin ekzistues është bërë një interpretim jo korrekt i veprave për të cilën janë dënuar gjatë diktaturës, kundërshtarët regjimit.
“Janë etiketuar për vepra që nuk i kanë kryer kurrë, janë trilluar shpifje, akuza ndër më monstruozet vetëm e vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentet autentike faktojnë platformën e pohuar me gojën e diktatorit dhe shkrimin e tij, platformën e eliminimit të kundërshtarëve politikë pa gjyq dhe pa asgjë, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri, të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan Partinë Komuniste Shqiptare”, u shpreh kryeministri. Kryeministri bëri të ditur se ligji ndryshon gjithashtu dhe një rregull për ata që janë mbi 85 vjeç, duke mbajtur një qëndrim tjetër në kohën për dëmshpërblimin e tyre.
Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Kulturës që të sjellë sa më shpejtë ne qeveri vendimin për ngritjen e muzeut në Spaç. “Spaçi duhet të rindërtohet, të simbolizojë që të gjithë egërsinë e diktaturës. Ne nuk mund të shkojmë drejt 100 vjetorit pa ridimensionuar, siç ishte historia jonë, pa qëllime hakmarrëse. Kujtesa kombëtare është e domosdoshme, vendosja e kujtesës, nderimi është i domosdoshëm.” u shpreh kryeministri. /S.Lleshi/Start/
2011-08-31 13:53