Arvizu: Politika të tejkalojë pengesat

Ai zhvilloi sot paradite një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.
Pas takimit, Arvizu tha për gazetarët se rasti i Kroacisë dhe Sllovenisë janë një shembull që duhen marrë nga Shqipëria. “Njerëzit do të thonë që është e vështirë sepse ka një ndasi politike këtu. Por nëse shikojmë në të shkuarën e afërt të disa prej fqinjëve si Sllovenia dhe Kroacia, për këdo që ka disa informacione lidhur me ta, e kuptojnë që në të shkuarën ata kanë pasur pengesa me të cilën janë hasur, por përsëri kanë ditur si t'i kapërcejnë në mënyrë që të mund të ecim në rrugë drejt integrimit evropian”, u shpreh Arvizu.
Për sa i përket takimit të zhvilluar, Arvizu tha se priste një bashkëpunim të mirë midis Bashkisë së Tiranës dhe ambasadës amerikane. “ Para së gjithash vlerësoj shumë faktin që z.Kryetar i Bashkisë gjeti kohën të takohej me mua, pavarësisht nga agjenda e tij e ngjeshur. E përgëzova dhe gjithashtu i theksova atij faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një traditë shumë të gjatë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës dhe presim që kjo të vazhdojë. Diskutuam gjatë mbi mënyrat, se si mund të përmirësojmë jetën e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është një gjë tepër e rëndësishme, sepse edhe synimi i SHBA është përmirësimi i jetës së qytetarëve në Tiranë e Shqipëri dhe dukshëm 1/3 e qytetarëve të Shqipërisë jetojnë në këtë qytet e rrethinat e saj”, tha diplomati amerikan./S.Lleshi/Start/
2011-08-31 12:08