Gjenden 3 femijë, policia apel prindërve ti marrin
TIRANE- Tre fëmijë të humbur u gjetën sot nga policia në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Sipas policisë fëmijët janë të së njëjtës familje dhe të moshës, 6, 4 dhe 2 vjeç. Emrat e tyre janë, Manushaqe, Serxho dhe Xhina.
Momentalisht fëmijët ndodhen në ambjentet e komisariatit nr.4 në Tiranë. Forcat e policisë i bëjnë apel familjarëve dhe të afërmve të fëmijëve që të vijnë ti marrin ata.
Policia dyshon se fëmijët janë banorë të zonës ku edhe u gjetën.