E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, grabitja e shtetasit turk, pranga edhe një vajze

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë i mundur arrestimi i një shtetase, e cila akuzohet për vjedhjen e banesës së një shtetasi turk.

Në pranga ra Vjonilda Bakalli, 26-vjeçe, banuese ne lagjen “29 Nentori” Elbasan, shtetase e shpallur në kërkim. Ndalimi i saj u bë pasi, kjo shtetase me date 21.02.2012, në bashkëpunim me shtetasit Erlind Gega, 19-vjeç, banues ne lagjen 11 Janari Fier dhe shtetasi Ergest Duka, 20-vjeç, banues ne lagjen Luigj Gurakuqi Elbasan, të cilët janë arrestuar, nën kërcënimin e armës pistoletë janë autorë të grabitjes së banesën e shtetasit turk  S.Erbir, 38-vjeç, banues ne Turqi. /Start/

                                                                                             2012-02-27 10:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›