E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më burg për prostitutat!

Ndërkohë, deputetët e majtë dhe të djathtë në komision nuk kanë pranuar të legalizojnë prostitucionin si fenomen.

Ajo çka thuhet në ndryshimet e bëra është që nëse prostituta nuk dënohet, klienti i saj mund të dënohet deri në 3 vite burg, ndërsa tutori deri në 5 vite burg.

Ndryshimet erdhën pas kërkesës së Komisioneres Kundër Diskriminimit , Irma Baraku, kërkesë e cila u pranua nga relatorja e Komisionit të Ligjeve. Me pranimin e kërkesës është hequr nga Kodi neni 113 ku përcaktohet se “ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët.  Deputetët pretendojnë se do të ulin fenomenin, duke dënuar vetëm klientët.  “Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet burg”, thuhet në draftin e përgatitur nga relatorja Vasilika Hysi pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-27 11:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›