Rregullore e re per stazhine mjekeve te rinj
TIRANE- Mjeket e rinj do te bejne vetem 3 muaj stazh perpara se te futen ne provimin e shtetit. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili shpjegon se kjo ka qene nje lufte e kahershme e tij ndaj kjo nuk duhet ngaterruar me fushaten per postet drejtuese te fakultetit te Mjekesise. Kjo eshte nje praktike qe aplikohet edhe ne vendet e tjera te zhvilluara nga ne kemi marre modelin e provimit te shtetit. Eumlshte nje vendim qe nuk ka perse i jepen ngjyra te tilla pasi ka vetem nje qellim tua beje sa me te lehte daljen ne tregun e punes te gjithe studenteve te mjekesise. Ne kemi menduar qe nje stazh kaq i zgjatur nje vit vetem sa do te ishte pengese per ta pasi praktiken ata e kane zhvilluar gjate viteve te shkollimit kur dihet qe viti i fundit ai i gjashti eshte kryesisht i fokusuar ne praktike. Ndaj nje stazh tre mujor eshte me se i mjaftueshem per tu dhene kohe atyre qe te dalin sa me shpejt ne tregun e punes. Asnje nuk ka deshire te punoje nje vit pa pagese pasi stazhi pune eshte ndaj ne vendosem ta hiqnim kete informalitet. Sa u perket te rinjve qe aktualisht duhet te bejne stazhin 9-mujor ne po punojme qe te gjejme mundesine qe edhe ata ti lehtesojme nga ky detyrim dhe tu japim mundesine te dalin sa me shpejt ne tregun e punes - ka deklaruar ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Sipas rregullave te reja kohezgjatja e stazhit per mjeket stomatologet mami fizioterapist dhe infermier do te jete vetem 3 muaj ndersa per farmacistet do te jete 6 muaj.