Ligji Prefekti verifikon ligjshmerine e vendimeve
Ligji nr.8947 Per prefektin i jep atij te drejten te verifikoje ligjshmerine e akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore. Sipas ligjit brenda 7 diteve qeverisja vendore duhet te depozitoje prane prefektit te gjitha vendimet me karakter normativ. Ne rastet kur veren papajtueshmeri ligjore te aktit prefektit i lind e drejta tia ktheje ate organit perkates te qeverisjes vendore duke argumentuar shkeljet e verejtura. Ne kete rast organi i qeverisjes vendore rishqyrton aktin dhe pas rishikimit e depoziton serish te prefekti. Nese verehen perseri papajtueshmeri ligjore ne aktin e rishqyrtuar i drejtohet gjykates duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te ketij akti - thuhet ne ligjin Per prefektin.