Elbasan, ishte në arrest shtëpie, vritet 35- vjeçari
Një 35- vjeçar është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Sporti i vjetër, ndërsa është qëlluar me armë zjarri shtetasi, Gentjan Beqiri ne banesen e tij.
Viktima njihej edhe me emrin, Ardian Meta. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa mësohet se viktima mund te ketë qenë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, si i dyshuar për një vepër penale dhe duhej te ishte i ruajtur nga policia.
Policia është në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të saj.