E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jagland letër Venecias për zgjedhjet e Tiranës

Letra e Thorbjorn Jagland

Thorbrjorn Jagland mësohet ti ketë nisur letër të veçantë Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet.

Sekretari i përgjithshëm i KiE-s kishte paralajmëruar që pas zgjedhjeve kryeministrin shqiptar se ai vetë do tregonte kujdes të veçantë për situatën në Shqipëri.

Në letrën drejtuar Berishës, Jagland shprehej se do interesohej veçanërisht në Komisionin e Venecias për të mësuar të drejtën se çfarë ndodhi që procesi u zvarrit gjë që solli dhe fitoren në tavolinë të Bashës.

Unë do tju isha mirënjohës nëse Komisioni i Venecias do të japë një opinion mbi të cilat duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor dhe të aplikohen në Shqipëri, duke marrë në konsideratë edhe eksperiencën në zgjedhjet e fundit, shkruan Jagland në letrën e cila mban datën 24 gusht të këtij viti.

Nga ana tjetër, Jagland i kërkon Venecias që të japë një opinion zyrtar për zgjedhjet në Shqipëri si dhe këshilla për përmirësimin e tyre. /Ar.Ra/

***

Letra e Jagland drejtuar Berishës më 10 qershor. Kryeministri i vendit nuk e bëri publike letrën.

Po ju shkruaj të shpreh shqetësimin tim në lidhje me situatën që pasoi zgjedhjet e fundit lokale në vendin tuaj, dhe veçanërisht përplasjet sa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë. Shumë kanë shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vetë, por edhe sjelljes dhe përgjegjësisë së forcave politike dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Këto shpresa u forcuan për shkak të zhvillimit të qetë dhe të rregullt të votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve.

Për fat të keq, për shkak të përplasjes për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë, Shqipëria po përballet tani me një situatë që do agravojë më tej ndarjet politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm. Si mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar.

Dua tapeloj me termat sa më të fortë të mundshëm ju, zoti kryeministër, dhe liderëve të tjerë të forcave politike në vendin tuaj të hyni menjëherë në një dialog të vërtetë se si të kaloni këtë ngërç politik, duke respektuar zbatimin e ligjit dhe principet demokratike, që priten nga çdo anëtar i Këshillit të Europës. Dua tju informoj ju se, përkundër sfondit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që të pyes Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›