E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Analiste shqiptare e serbe debatojne raportin e Dik Martit

Analiste shqiptare dhe serbe u paraqiten te ndare rreth ndikimeve qe mund te kete ne marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise por edhe komuniteteve ne Kosove raporti i te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty ne te cilen akuzohet Kryeministri Hashim Thaci si kreu i nje grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve te marra nga serbet qe mbaheshin te burgosur gjate konfliktit ne Kosove. Ata i bene keto komente ne nje debat lidhur me kete ceshtje ne qendren e Medias ne aglavice afer Prishtines.

Ish-keshilltari i disa prej shefave te Misionit te Kombeve te Bashkuara Nenad Radosavlevic tha se nuk kishte arritur te gjeje ndonje deshmi per trafikim te organeve gjate kohes sa kishte punuar ne UNMIK ndonese kishte degjuar deklarata rreth kesaj ceshtjeje.

Une vertete ne baze te informacioneve kam bere perpjekje sepse kame levizur lirshem neper tere territorin e Kosoves si pjesetar i Kombeve te Bashkuara por nuk kam arritur gjate asaj kohe te gjej dicka per ate qe me kishin thene ata qe me kishin dhene informacione te tilla tha zoti Radosavlevic.

Te dyja palet i shfaqen te ndare megjithate rreth raportit. Analistet shqiptare thane se ai eshte i bazuar ne pohime tashme te njohura kryesisht te Beogradit ndersa ata serbe thane se pohimet jane serioze. Te dyja paket u pajtuan se jane hetimet e pavarura ato qe duhet te hedhin drite ne kete raport. Derisa analistet shqiptare thane se raporti nuk demton gjendjen e sigurise dhe as marredheniet ndermjet komunitetit shqiptar dhe atij serb analistet serbe mendojne se kjo i rendon shume keto marredhenie. Te dyja pajat jane te bindur se ai do te ushtroje ne njefare forme ndikim ne bisedimet e paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Analistet Shkelzen Maliqi dhe Krenar Gashi mendojne se imazhi i demtuar i Kosoves nga ky raport do te pasqyrohet edhe ne ato bisedime.

Me kete raport eshte dashte te behet presion ne njeren prej paleve negociatore ose kryenegociatorin ne kete rast Hashim Thacin si kryeminister i Kosoves i tashem dhe sipas te gjitha gjasave edhe i ardhshem ne menyre qe ti qitet perpara njefare karte spekulative se ai qenka pergjegjes per dicka qe nuk eshte e deshmuar qe ai fare ka marr pjese ne te tha analisti Maliqi.

Ky raport si i tille qe eshte nje permbledhje akuzash te cilat jane bere boze ne keto treva nuk e demton dialogun si te tille mirepo e demton edhe ashtu pozicionin e pafavorshem te tanishem te Kosoves karshi ketij dialogu per te vetmen arsyeje sepse e ka demtuar ne nje mase imazhin e Kosoves tek vendet tona mike tek vendet e Bashkimit Evropian i cili per me shume do te jete drejtperdrejt i involvuar ne kete dialog tha analisti Gashi.

Analisti Zhivojin Rakocevic eshte i bindur se pozicioni i kryeministrit Hashim Thaci do te jete ndryshe ne bisedimet me Beogradin

shte e sigurt se vetem Hashim Thaci ka liri dhe mundesi qe te jete i bute ne bisedimet me Beogradin dhe mendoj se ky raport i Dick Martyt do ti ndihmoje te jete edhe me i bute dhe qe ceshtjet jetesore ti duken ndryshe tha analisti Rakocevic.

Kosova reagoi me zemerim pas publikimit te raportit te zotit Marty duke i cilesuar akuzat e ngritura ne te si te motivuara politikisht me qellim te demtimit te shtetit te ri. Sot ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi u ka shkruar leter vendeve anetare te Keshillit te Evropes si dhe autoriteteve te tjera evropiane duke nenvizuar se akuzat e raportit kane per qellim te pengojne njohjet nderkombetare Kosoves si dhe te dobesojne pozitat e qeverise se Kosoves ne dialogun e ardhshem me Serbine. Ai i ka siguruar zyrtaret evropian per gatishmerine e plote per te mbeshtetur cdo hetimi vendor apo nderkombetar ne menyre qe akuza te tilla te mbyllen njehere e pergjithmone. Po kete gatishmeri e ka shprehur edhe prokuroria e shtetit e Kosoves e cila kerkoi sot qe te gjitha materialet e zotit Marti ti dorezohen Prokurorise se Posacme te Kosoves. Prokuroria e Shtetit siguron Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes se pohimet e raportuesit te saj do te vleresohen si informata shume serioze dhe se do te bashkepunoje ngushte me te gjithe faktoret relevante per hetimin e drejte dhe te paanshem te informatave dhe te te gjitha pohimeve te prezantuara ne raport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›