Grabitje në Devolll, maskat plagosin rëndë 3 familjarë
24/12/2010 Kërkonin shuma të mëdha parash, i plagosur dhe fqinji që shkoi për ndihmë
DEVOLL- Rishfaqen njerëzit me maska për qëllime grabitjeje. Edhe pse shfaqja e personave me maska kishte kohë pa u bërë prezent në rajonin e Korçës, së fundi u rishfaqën në rrethin e Devollit, ku këta të fundit lanë pas një histori mjaft tronditëse për gjithë opinionin qytetar të këtij qarku. Ndodhi kështu, sepse disa njerëz të maskuar dhe të armatosur, gjatë përpjekjeve për grabitje, lanë të plagosur rëndë jo vetëm kryefamiljarin, i cili kishte qenë në shënjestër e personave të maskuar, por edhe tre persona të tjerë, të cilët deshën ti vinin në ndihmë, personit që ishte vendosur nën kërcënim për jetë a vdekje. Nga burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës u bë e ditur se personi i vendosur nën kërcënimin e njerëzve të maskuar ishte shtetasi Petraq Miholli, 50 vjeç, nga fshati Ziçisht i rrethit Devoll, ndërsa më pas do të mbeteshin të lënduar nga njerëzit me maska, gruaja e Mihollit, vajza e Mihollit dhe një komshi i Mihollit, i cili atë çast kishte dëgjuar thirrje alarmuese në shtëpinë e komshiut. Megjithatë, personat që kishin vendosur maskat në kokë dhe që mbanin armë në dorë, nuk kishin dashur tia dinë për askënd. Ata kishin treguar forcën dhe dhunën fizike me çdo njeri që u dilte përpara, por që fatmirësisht ata nuk kishin pasur guxim të vinin në përdorim armët e zjarrit, pasi nëse do të kishte ndodhur kështu do të kishte do të kishte zënë fill një masakër e vërtetë njerëzore. Megjithatë, tmerri më të cilin u përball Miholli u përhap me shpejtësi në gjithë fshatin Ziçisht, në rrethin e Bilishtit, dhe mandej në gjithë qarkun e Korçës, pasi ngjarja ishte tejet e frikshme dhe la të tronditur gjithkënd që u njoh me këtë ndodhi. Ndërkaq, policia e Devollit dhe Drejtoria e Policisë së Korçës nuk ka mundur të japë asnjë version mbi ngjarjen, madje mund të thuhet se strukturat e saj mbetën të shokuara mbi atë çka ndodhi në këtë fshat të Devollit.
Ngjarja
Sipas informacionit paraprak të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës u mësua zyrtarisht se, “në dt 23.12.2010, rreth orës 03:30 minuta, në fshatin Ziçisht të rrethit Devoll, tre persona të maskuar kishin hyrë në oborrin e banesës së shtetasit Petraq Miholli, 50 vjeç dhe e kishin goditur me sende të forta në kokë dhe më pas ishin larguar. Gjithnjë sipas policisë, i dëmtuari ndodhet në spitalin e qytetit të Bilishtit jashtë rrezikut për jetën, ku ndërkaq ishte ngritur grupi hetimor, i cili shkoi në vendngjarje për të zbardhur motivet e saj. Sipas policisë, në të njëjtën kohë po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”. Por ndërsa ky ka qenë informacioni policor, i cili jo vetëm nuk thotë asgjë, por në të njëjtën kohë tenton të fshehë gjithë tmerrin që përjetoi fshati Ziçisht. Madje jo vetëm kaq, burimet policore tentuan të fshehin edhe përdorimin e armëve nga njerëzit me maska, edhe personat e tjerë të lënduar, ku përveç kryefamiljarit. Njerëzit e maskuar kishin dhunuar fizikisht gruan e Mihollit, vajzën e Mihollit dhe komshiun e Mihollit. Që të gjitha këto, për policinë e qarkut të Korçës deri më tani mund të kenë qenë edhe të panjohura.
Ngjarja sipas familjarëve
Ndërkohë ngjarja në fjalë u bë e njohur edhe nga familjarët e Mihollit, të cilët pohuan se ajo çka kishte ndodhur në shtëpinë e tyre kishte qenë një tmerr i paprovuar. Tre njerëz me maska kishin hyrë në shtëpinë e tyre. Dikush kishte ndjerë hapat që po i afroheshin shtëpisë, por të maskuarit mesa duket kishin marrë përsipër të mos ndaleshin me çdo lloj përballjeje, ata do ti shkonin deri në fund skenarit të tyre. Pasi kishin mbërritur te dera e shtëpisë së Petraq Mihollit, kishin kërkuar që ai të dilte jashtë. Pas kësaj e kishin tërhequr zvarrë nëpër shkallë duke ushtruar një dhunë të paparë mbi trupin e tij. Familjarët deklaruan se mbi trupin e Mihollit qëllohej vazhdimisht me kondakët e automatikëve (gjë që nuk thuhet nga policia). Sipas deklarimeve të njerëzve të Mihollit, ky i fundit mund të ishte ndarë nga jeta nëse nuk do të kishin ndërhyrë njerëzit e afërm të tij. Fillimisht kishte tentuar ti vinte në ndihmë bashkëshortit, gruaja e tij, por edhe kjo grua ishte përballur me të njëjtin agresivitet nga njerëzit e maskuar; kishte tentuar ti vinte në ndihmë edhe vajza, por edhe kjo e fundit kishte pësuar të njëjtin fat. Pas kësaj shtëpia e Mihollit ishte pushtuar nga ankthi, tmerri dhe ulërimat që në të vërtetë çdo thirrje kishte pasur si synim thirrjen për ndihmë të çdo njeriu që mund të dëgjonte në orët e vona të natës. Ashtu siç kishin shpresuar, ndoshta në subkoshiencën e tyre, njëri prej komshinjve kishte dëgjuar tmerrin që po ndodhte pranë tij. Për këtë arsye komshiu kishte shkuar të shihte çfarë po ndodhte, por edhe ky person ishte përballur me të njëjtën ashpërsi. Megjithatë, ndërsa fshati Ziçisht po zgjohej nga gjumi, ata kishin nxituar të largoheshin nga fshati.
Kërkonin shuma të mëdha lekësh
Gjithnjë sipas familjareve, njerëzit me maska u larguan, por gjatë gjithë kohës ata kërkonin që Miholli tu jepte një shumë të madhe parash. Pavarësisht nga fakti që ata ikën, gjithçka mbetet enigmë, përse kishin synuar të shkonin te kjo familje dhe të kërkonin shuma të tilla të papërballueshme, kur Miholli punonte si baxhoxhi. Këtë enigmë nuk ka mundur ta zbardhë as policia, e cila në informacionin paraprak të saj, jo vetëm që nuk ka sqaruar asgjë, por më së shumti është përpjekur të fshehë të vërtetën. Ndoshta ka ndodhur kështu nga që u gjend e papërgatitur, ose për arsye hetimesh siç thuhet rëndom në këto raste. E vërteta është se rajoni i Korçës si asnjëherë tjetër, gjatë viteve të fundit është shoqëruar nga disa vrasje që për hir të së vërtetës kanë qenë tej makabër, madje jashtë logjikës njerëzore. Gjithsesi mbetet që e vërteta e kësaj ngjarjeje të thuhet në ditët e ardhme nga policia, pasi kjo e fundit tashmë është e zënë nga hetimet dhe çdo gjë e pohuar para kohe mund ti çojë dëm hetimet.