E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapet me armë, ndalohet kampioni Daniel Godelli

Gazeta Shqip

Kampioni i Botës për të rinj në peshëngritje, Daniel Godelli ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ai është ndaluar mbrëmjen e së mërkurës, teksa drejtonte automjetin e tij me targa të huaja.

Gjatë kontrollit rutinë, efektivët e policisë rrugore kanë gjetur dy pistoleta, të cilat i mbante pa leje. Ky është rasti i dytë që 20-vjeçari bie në prangat e policisë. Dy vjet më parë ka qenë policia e Vlorës që ka prangosur Godellin për të njëjtën akuzë.

7 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, kapet me armë, ndalohet kampioni Daniel Godelli burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›