E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapet me drogë 28-vjeçari

Elbasan- Ishte proceduar edhe më parë për mbajtje të bimëve narkotike, por ka përfunduar sërish në pranga, pasi i është gjetur një sasi e vogël heroine.

Sipas policisë së Elbasanit, që bën të ditur lajmin, në pranga është vënë shtetasi 28-vjeçar, Ilirian Fasa, banues në lagjen “Haxhias” të qytetit.

“Ai u arrestuar pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targa tirane, TR4992 M u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, disa gramë lëndë narkotike, e llojit heroinë”- thanë burimet policore.

Sipas tyre, në momentin e kontrollit, ai nuk u është bindur uniformave blu dhe mësohet se ka kundështuar policinë. “Ky shtetas në vitin 2005 ka qenë i proceduar për mbajtje të lëndëve narkotike”- thanë burimet, duke shtuar se kanë qenë informacionet paraprake ato që kanë çuar policinë në kryerjen e këtij kontrolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›