E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Do firmos vetëm ligjin për përdorimin e shqipes

Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski vlerëson se Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Parlamenti e rimiratoi në pajtim me procedurat ligjore dhe kushtetuese.

"Bazuar në këtë, presidenti mori vendim, që të mërkurën, pas kthimit nga pushimi vjetor të firmosë vetëm dekretin për hyrje në fuqi të këtij ligji, dhe jo edhe ligjeve tjera me të cilat kushtëzonte kthimin e opozitës në Parlament", njofton kabineti i presidentit.

Sipas presidentit, Ligjet për lobim, për marrëdhënie pune, për avokaturë dhe Ligjin për energjetikë nuk do të firmosen, sepse janë rimiratuar në kundërshtim me procedurat ligjore.

Lidhur me rimiratimin e këtyre ligjeve në Parlament, presidenti Cervenkovski vlerëson se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të normave kushtetuese dhe ligjore, sepse siç thuhet një procedurë e tillë është e mundshme pas njoftimit me shkrim nga ana e Presidentit të shtetit në adresë të presidentit të Parlamentit, një procedurë që nuk është respektuar nga maxhoranca. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›