Fatmagyl: Kam prekur Hollivudin, por kam humbur privatësinë
Fatmagül Ketenci është një vajzë, e cila jeton në një fshat në brigjet e detit Egje së bashku me vëllain e saj, i cili drejton një baxho. Ishte e dashuruar me një peshkatar me emrin Mustafa Nalçal?. Por ëndrrat e kësaj vajze të varfër u ndërprenë në një moment kur ndodh edhe përdhunimi i saj nga tre djem pasanikësh, të cilët më pas për t’u shfajësuar ia hedhin fajin një tjetër djali, për të cilin thonë se ka bërë përdhunimin. Në fakt, është Kerimi me të cilin më vonë edhe detyrohet të martohet dhe e gjithë kjo procedurë falsifikohet nga avokati i tre djemve pasanikë. Kerim është djaloshi i cili, edhe përkundër presioneve, pranon që të martohet dhe të largohet nga vendi së bashku me tezen e tij Meryem, Fatmagyl dhe familjen e saj. Kjo ngjarje e madhe tronditëse zhvillohet e gjitha nën angazhimin e avokatit Selim dhe biznesmenit të pasur të zonës, Resat Yas,aran, i cili për të ruajtur nderin e familjes dhe të djalit, i cili është në lidhje me Meltem, vajzën e një politikani të njohur, detyrohet të gjejë viktima të tjera. Meqë aktorja Beren Saat, e cila u bë e njohur nga seriali “Nderi i humbur” në rolin e Fatmagyl dhe pop këngëtari Kenan Doglu, në qershor të vitit të kaluar kanë dhënë lajmin se janë të dashuruar çmendurisht, mediat turke kanë filluar të spekulojnë se ata të dy tashmë janë martuar në një ceremoni të thjeshtë. Pastaj lajmi se në natën e ndërrimit të viteve këngëtari Kenan i ka kërkuar dorën aktores Beren, ka ardhur si bombë. Vite më parë, Beren ka pasur lidhje me Efeo Guraj, një student i Stomatologjisë i cili humb jetën në një aksident. Dhimbjen nga humbja e të dashurit ajo e ka lehtësuar me punë, ku edhe gjatë serialeve dashurohet me kolegun Bulent Inal. Pasi ndahet me të, ajo fillon lidhjen me regjisorin Levent Semerdiev dhe më pas edhe me fotografin francez, Sezar. Më pas ndodh edhe takimi fatal me Kenan Doglum, me të cilin ndryshon tërësisht. “Edhe unë kam ndryshuar i tëri, shpresoj që së shpejti të kemi një vajzë me të cilën edhe do kënaqemi, planifikoj që së shpejti të bëhem baba nëse do Zoti, e më pas dhe të martohemi”, ka theksuar këngëtari Kenan Doglu. Beren Saat ka lindur në vitin 1984 në Ankara, vajza e Avni Saat, një futbollist i famshëm i asaj kohe. Aktive në ekran është që nga viti 2006 dhe deri më tani ka aktruar në gjashtë seriale me role kryesore. Roli i fundit i Fatmagyl i ka dhënë më shumë popullaritet, ku edhe ka fituar dy “Golden Buyyerfly Awards” për aktoren më të mirë. Vitin e kaluar, Beren merr pjesë në audicionin e Bahman Ghobadi te filmi “Rhino Season” dhe aktron përkrah ikonës italiane Monica Bellucci, kurse premiera e filmit është mbajtur në Toronto International Film Festival. Në vitin 2006, për herë të parë në ekran është shfaqur si një vajzë e pafajshme, e bukur dhe e brishtë, saqë askujt nuk i shkonte mendja që ajo një ditë do të bëhet megayll. Rol pas roli ajo është ngjitur tashmë në majat e sukseseve. Qëndrimi, pamja, bukuria, çiltërsia, rrobat firmato, të gjitha këto bien në sy tek aktorja e njohur, Beren Saat.
“Revenge” është version i Hollywood-it, a do donit të aktroni aty?
Unë e kam parë këtë projekt, është sezoni i dytë, ndihem me fat që isha pjesë e sezonit të parë, por nuk e di nëse do marr ftesë edhe për këtë sezon.
Pse jo?
Unë qëllimin tim e kam arritur, nëse producentët e shohin të arsyeshme, më dërgojnë ftesën sigurisht.
Keni aktruar në shumë role, na thuaj pak nga kjo eksperiencë?
“Fatmagyl” ishte kulmi i gjithë kësaj, më herët kam aktruar në shumë filma, por që do bëja gjithë këtë bujë me rolin e fundit, nuk e kisha menduar. Por është mirë të godasësh në shenjë, edhe pse me vonesë. Para se të nisnin xhirimet e këtij seriali, unë doja të ndiqja një kurs trajnimi për aktore, me qëllim që të përmirësoj veten edhe më shumë në këtë drejtim. Në një moment më vjen producenti Mesud Eraslan, i cili më bën këtë ofertë, të cilën nuk kisha mundësi ta refuzoja.
Çfarë vendosët të bëni pastaj?
Regjisori Genc Ülgen dhe ekipi i tij filluan trajnimet për dhjetë episodet e para, skenografi e koreografi, kostume e shumë gjëra sa për fillim e më pas do të shihnim si do rridhnin gjërat.
Menduat që dikush mund të humbë në këtë drejtim?
Ai që e kishte filluar, e kishte paraparë rrezikun sigurisht, unë mendoja për veten time që të mos dështoj, sepse më pas do e kisha keq me veten. Regjisori ishte i bindur që do kemi sukses, por një pjesë e madhe e serialit varej nga unë.
Po në jetën reale jeni vërtet hakmarrëse?
Jooo, as që bëhet fjalë, unë nuk jam zemëruar kurrë aq shumë që dikujt t’i marr hak, jam gjakftohtë.
Je pothuajse pa asnjë make up në fytyrë, nuk e preferon kozmetikën?
Nuk preferoj të kem aspak grim në fytyrë, jam në luftë të madhe me të (qesh).
Çfarë efekti mendoni se ka bukuria në karrierë?
Fati është një gjë tjetër, kur kamera të do dhe të gjithë çmenden pas teje, je me apo pa grim, kjo pak rëndësi ka. Bukuria natyrale është ajo e cila duhet të vlerësohet gjithmonë.
Ju e keni atë mundësi?
Sigurisht, bukuria është pjesë e suksesit, por e kam thënë që, sapo të marr pozicion para kamerës, unë do mundohem të dukem sa më natyrale.
Jeni e kënaqur me jetën në Turqi?
Po, e megjithëse unë shpesh udhëtoj jashtë, nuk e di nëse do isha e famshme po të lindja në një tjetër vend.
Jeni vetëm 28 vjeçe, ndërkohë që famën e keni fituar që e re…
Dëgjoni, askush nuk kujdeset për ju më shumë se vetë, prandaj kur t’ju vijë shansi për ndonjë gjë, mos e lëshoni qoftë edhe nëse rrezikoni.
Sa ndikoi popullariteti tek ju, çfarë ndryshoi?
Gjatë këtyre viteve, zona ku banoja u zvogëlua aq shumë, saqë nuk kisha nga të lëviz prej paparacëve, kisha shumë kërkesa nga banorët e lagjes që të shpërngulem nga aty, pasi nuk mund të jetonin të qetë. E kisha shumë të vështirë të largohesha e në anën tjetër as nuk mund t’i mbroja. U detyrova me shumë dhimbje të lë shtëpinë ku jam rritur.
Vitet ikin, duken ndryshimet edhe te ju, keni frikë nga plakja?
Plakja është një proces dhe virtyt i viteve. Unë për momentin nuk kam ndonjë problem, por edhe sikur të ndodhë, e mirëpres.
Puna juaj gjithmonë është vlerësuar lart, cili është sekreti juaj?
Aktoret televizive janë salcë në pjatë, kurse ato që aktrojnë nëpër seriale duhet të japin shumë. Jam munduar të jem kjo që jam dhe të jap maksimumin tim në secilin serial ku kam aktruar.
Po mentori juaj, kush është?
Mua personalisht më ka udhëhequr emocioni im deri këtu. Nuk bëj një jetë të rregullt si gjithë të tjerët, ndodh që natën të fle e ditën të jem gjithmonë aktive, por ndodh që natën tjetër në atë kohë të jem në punë e të mos fle për disa ditë, kështu që duhet punë e vetëm punë…
(m.a/panorama/BalkanWeb)