Elbasan, konflikti për pronën, plagos xhaxhain dhe kushëririn
ELBASAN - Një konflikt pronësie në një fshat të rrethit të Elbasanit për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi. Sipas policisë së Elbasanit, mesditën e sotme dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Grekan, si pasojë e një konflikti për pronën, ndërsa autori i ngjarjes rezultoi të jetë një i afërm i tyre.
Mësohet se Ilir Zdrava ka goditur me mjete të forta të afërmit e tij, përkatësisht xhaxhain dhe kushëririn e tij. Të dëmtuarit, E.Zdrava, 71 vjeç, dhe B.Zdrava, 33 vjeç janë dërguar në spitalin e Elbasanit, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Ilir Zdrava, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/F.Popja/BalkanWeb)