Pranga tutorit, i premtoi martesë 17-vjecares, e shfrytëzoi si prostitutë
DIBËR- Shfrytezonte për prostitucion një 17-vjecare në shtetin maqedonas, vihet në pranga tutori nga Lura e Matit. Arrestimi i tij u bë ditën e sotme, pasi ishte deportuar nga pala maqedonase, për shkak të mungesës së dokumentave.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia në pikën kufitare të Maqellarës, 17-vjecarja nga Kavaja ka deklaruar se mbahej forcërisht nga Edmond Haxhiu në Maqedoni, ku shfrytëzohej për prostitucion.
Sipas të miturës, në momentin që ishte larguar nga qyteti i Kavajës, Haxhiaj i kishte thënë se do të shkonin atje për tu martuar, por gjithcka ka shkuar ndryshe, ai e ka detyruar, atë të dalë në rrugë dhe të prostituojë. Kjo gjë ka zgjatur deri në momentin që janë pikasur nga policia maqedonase, për mungesë të dokumentave.
Deklarata e 17-vjecares, ka bërë që Edmond Haxhiu të arrestohet menjëherë nga policia, por ky i fundit ka mohuar akuzat para uniformave blu. Ndërkaq, Polcia e Dibrës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe verifikimin e dëshmive të bëra nga 17-vjecarja.
(m.a/News24/BalkanWeb)