Vllaznia mund 2-0 Teutën, Skënderbeu kampion për të tretin vit radhazi
TIRANE- Nuk ka toleruar aspak Vllaznia ndaj Teutës, duke e mundur pastër atë me rezultatin 2-0. Një fitore e rëndësishme jo shumë për shkodranët, por për Skënderbeun, Kukësin dhe Flamurtarin. Por më shumë mbi të gjitha për korçarët, të cilët, nga ndalesa e Teutës në Shkodër, shpallen kampionë të Shqipërisë, titulli i tretë radhazi për korçarët dhe i katërti në të gjithë historikun e futbollit shqiptar. Kjo pasi diferenca me vendin e dytë, kur mbeten edhe 4 javë, është 12 pikë. Kur mendohej se Vllaznia do të lëshonte ndaj durrsakëve, meqë kishte dalë jashtë objektivave, ka ndodhur e kundërta. Kuqeblutë kanë fituar 2-0, me gola të shënuar nga Smajli, të dy me penallti.
Ndërkohë, në krahun tjetër ka filluar festa për korçarët, teksa menjëherë kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar. Pak më ndryshe skuadra, e cila që nesër do të jetë e detyruar të nisë stërvitjen intensive, pasi Skënderbeu ka si qëllim të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, teksa do të ndeshet me Bylisin në Ballsh në takimin e kthimit. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 në Korçë dhe kampionëve u duhet një sforco e madhe për të dalë në finale.
Pas ndalesës së Teutës ka gëzuar edhe Kukësi, që mban kështu vendin e dytë, por edhe Flamurtari, që mbetet në vend të tretë, me pikë të barabarta me Teutën. Do të jetë luftë e fortë mes këtyre skuadrave deri në fund, ku njëra do të jetë e detyruar të mos marrë pjesë në Europë sezonin e ri.
(m.a/E.Ilnica/BalkanWeb)