E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kryebashkaku viziton fëmijët në maternitet

Deputeti i Elbasanit, Aurel Bylykbashi i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e maternitetit të këtij qyteti. Bylykbashi kishte përgatitur buqeta me lule dhe dhurata për nënat të cilat sollën në jetë fëmijët e parë për vitin 2009-të. Burimet spitalore njoftojnë se kanë qenë 6-të foshnjat që kanë ardhur ne jetë në datën 1 janar 2009-të në Elbasan, ku 3 prej tyre janë vajza dhe tre djem. Me këtë rast Bylykbashi ka dhënë edhe urimin e tij për këta fëmijë,për prindërit e tyre dhe për të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›